Leo Messi shpallet “Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë” e “Copa America”

Futboll

Leo Messi shpallet “Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë” e “Copa America”

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 06:30
Leo Messi

Britma e Messit u dëgjua më tepër sesa me fishkëllimën e fundit e gjyqtarit ​​Yerry Mina. Ai i kishte humbur në katër finalet e tij të mëparshme me ‘Albicelestet’.

Ndoshta kjo ndaj Brazilit, nuk ishte loja e tij më e mirë, por “Copa América” është më shumë e tija. Argjentina tani do të kalojë një kohë të gjatë, duke kënduar emrin e tij.

Me katër gola, pesë asistime, udhëheqësi i ëndrrës argjentinase, Lionel Messi shpallet “Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë” e “Copa America”. Angel Di Maria vlerësohet si “Njeriu i ndeshjes”, ndërsa Emiliano Martinez cilësohet si “Portieri më i mirë i turneut”…

Image
Leo Messi

Çfarë çastesh për Argjentinën dhe Lionel Messin! Ai ngre trofeun lart, ndërsa qielli mbi “Maracana” është ndriçuar nga fishekzjarret. Një pritje 28-vjeçare ka mbaruar për Argjentinën dhe për Messin. Nderi ndërkombëtar që ai ka dëshiruar gjatë gjithë karrierën e tij më në fund, është plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat