Po bën xhiron e rrjetit/ Momenti ku Messi ngushëllon Neymarin e përlotur për humbjen e Kupës

Futboll

Po bën xhiron e rrjetit/ Momenti ku Messi ngushëllon Neymarin e përlotur për humbjen e Kupës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:13
Messi dhe Neymar

Argjentina pas 25 vitesh fitoi Kupën e Amerikës, duke shënuar kështu edhe trofeun e parë për yllin argjentinas Leo Messi.

Ndërsa argjentinasit gëzoheshin për fitimin e titullit, nga ana tjetër Nejmar, ylli brazilian përlotej.

Në këtë moment Messi ka treguar edhe një herë se është një lojtar i madh, i cili la festën në fushë dhe shkoi të ngushëllonte Nejmarin, ish shokun e skuadrës së Barcelonës.

Argjentina fitoi me rezultatin 1 me 0 ndaj Brazilit, me golin e shënuar në pjesën e parë nga Angel Di Maria, një goditje klasi, duke rezultuar edhe i vetmi gol i kësaj ndeshjeje. Brazili pati disa raste shënimi por nuk mundi dot të barazonte ndeshjen.

Videoja e mëposhtme ka bërë xhiron e rrjetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat