Kjo është shuma marramendëse që ka fituar Italia pas triumfit në “Euro 2020”

Futboll

Kjo është shuma marramendëse që ka fituar Italia pas triumfit në “Euro 2020”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 13:00
Italia

Kombëtarja e Italisë ka fituar plotë 34 milionë euro nga fondi i UEFA-s pas suksesit në Kampionatin Evropian të futbollit.

“Azzurrët” fituan Evropianin 2020 pas triumfit në finale kundër Anglisë me rezultat 3-2 pas ekzekutimit të penalltive.

Nga 371 milionë euro sa është shuma e fondit shpërblyes të UEFA-s, shuma më e madhe natyrisht se i ka takuar fitueses së kompeticionit.

Anglia, si finaliste e këtij edicioni ka përfituar 30.25 milionë euro.

Ndërkohë që të gjitha ekipet kombëtare kanë fituar 9.25 milionë euro të cilat i kanë të garantuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat