Bare me shumë mundësi nuk do të jetë i vetmi lojtar shqiptar që do të luajë në Spanjë

Futboll

Bare me shumë mundësi nuk do të jetë i vetmi lojtar shqiptar që do të luajë në Spanjë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:16
Bare me shumë mundësi nuk do të jetë i vetmi lojtar shqiptar që do të luajë në Spanjë

Keidi Bare me shumë mundësi nuk do të jetë i vetmi lojtar shqiptar që do të luajë në elitën e futbollit spanjoll sezonin e ardhshëm.

Pjesë e La Ligas do të jetë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.

Ky i fundit ka përfunduar kontratën e tij me Almerian, pjesë e së cilës ka qenë për 2 sezone.

Sipas mediave në Spanjë, Rajo Vajekano është shumë pranë marrëveshjes me 29-vjeçarin, që do të afrohej kështu me parametra 0.

Megjithëse e njeh mirë futbollin spanjoll duke qenë se është rritur në ekipet zinxhirë të gjigantëve të Barcelonës si dhe ka mbajtur veshur fanellën e Almerias në La Liga 2, kjo do të jetë hera e parë në karrierën e tij që do të luajë në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat