​Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë profesionale me Interin

Futboll

​Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë profesionale me Interin

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:27
​Andi Hoti

Andi Hoti, mbrojtës i lindur në vitin 2003 do të vazhdojë të luajë për kampionin e Italisë, Interin.

Ai po stërvitet me trajnerin Simone Inzaghi dhe sot nënshkroi rinovimin me Interin. Kjo është kontrata e tij e parë profesionale dhe do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të viti 2024.

Përmes një postimi në “Instagram”, futbollisti tregoi momentin e nënshkrimit në qendrën sportive “Suning” ku ishte së bashku më agjentin e tij. Ai falënderoi menaxherët dhe familjen e tij për këtë hap të ri përpara në karrierën e tij.

Lojtari ka rrëfyer ditët e fundit se ai mendon se ka shumë për të mësuar nga qendërmbrojtësi holandez i Interit De Vrij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat