United tenton transferimin e mbrojtësit të Atleticos, Simeone bllokon largimin

Futboll

United tenton transferimin e mbrojtësit të Atleticos, Simeone bllokon largimin

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 21:30
Kieran Trippier

Manchester United kërkon Kieran Trippier.

Por, Atletico Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit të djathtë anglez.

Diego Simone e llogarit titullar fiks 30-vjeçarin dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij, që sezonin e fundit fitoi titullin kampion në Spanjë.

AS shkruan se kushti i vetëm që do bënte “Colchoneros” të dorëzoheshin është nëse United paguan klauzolën prej 35 milion paundësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat