Nuk u del inati me shqiptarin, reagon edhe klubi

Futboll

Nuk u del inati me shqiptarin, reagon edhe klubi

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:11
Nuk u del inati me shqiptarin, reagon edhe klubi

Ndonëse bëhej fjalë për një ritual gazmor, ku çdo futbollist i ri duhej të këndonte një këngë para ekipit, në rastin e Elseid Hysajt te Lazio ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe ka shkaktuar një acarim të pakuptimtë mes tifozëve bardhekaltër.

Mbrojtësi shkodran u transferua te kryeqytetasit pak ditë më parë si futbollist i lirë dhe nga ambientet e grumbullimit zgjodhi himnin e njohur partizan “Bella Ciao” për të kënduar para shokëve të tij të rinj, por pikërisht kjo i kushtoi shtrenjtë.

Tifozët e Lazios, të njohur për prirjet e tyre fashiste apo ekstreme të djathta, reaguan menjëherë dhe ushtruan presion në ambientet e grumbullimit, teksa pas negociatave edhe të drejtorit sportiv Igli Tare, kënga u fshi nga rrjetet sociale dhe u duk sikur u arrit një farë paqeje.

Megjithatë nuk ishte aspak kështu, pasi përveç mesazheve të pafundme në rrjetet sociale, ku vunë në shënjestër mbrojtësin kuqezi, tifozët e Lazios nuk ngurruan të shprehin acarimin e tyre as në rrugët e kryeqytetit, ku shpalosën një pankartë të turpshme, ku shkruhej “Hysaj Krimb, Lazio është fashiste".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat