​Figo flet për audio-inçizimet e publikuara ku Perez dëgjohet duke e përqeshur edhe emrin e tij

Futboll

​Figo flet për audio-inçizimet e publikuara ku Perez dëgjohet duke e përqeshur edhe emrin e tij

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:46
Luis Figo dhe Perez

Legjenda e Portugalisë Luis Figo ka zbuluar se presidenti i Real Madridit Florentino Perez i ka kërkuar falje atij pas publikimit të audio-inçizimeve kontraverse.

Gazeta spanjolle “El Confidencial” së fundi ka publikuar shumë audio-inçizime ku dëgjohet Perez duke folur fjalë jo të mira për shumë legjenda të Real Madridit duke përfshirë edhe Luis Figon.

Duke e komentuar këtë situatë, pas ndeshjes së legjendave të Real Madridit dhe Barcelonës, Figo tha:

“Unë besoj që kanë qenë biseda private që nganjëherë për shkak të euforisë dalin edhe nga kontesti.”.

“Perez më ka kërkuar falje dhe për mua kjo është një çështje e mbyllur.”, theksoi Figo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat