Miku “VIP” zbulon sekretet e Allegrit: Bën edhe pa Cristiano Ronaldon

Futboll

Miku “VIP” zbulon sekretet e Allegrit: Bën edhe pa Cristiano Ronaldon

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:59
Miku “VIP” zbulon sekretet e Allegrit: Bën edhe pa Cristiano Ronaldon

“Allegri po sillet sikur të mos ishte larguar kurrë. Dhe më beso: dy vitet e pushimit i kanë bërë mirë atij dhe Juventusit”. Michele Placido është shumë më tepër sesa një tifoz i madh i Juventusit. Javët e fundit, gjatë Kampionatit Europian, regjisori dhe aktori i famshëm italian u gjend në darkë me trajnerin toskan.

“Gruaja ime, Federica, – thotë ai, – është një producente dhe mikeshë shumë e mirë e Ambra, partneres së Allegrit. Kështu që herë pas here takohemi në Romë. Të shkosh për darkë me Allegrin është argëtim. Ai donte të na çonte në një restorant në “Piazza Mazzini”. Tre kilometra në këmbë për të arritur atje…”

Na thuaj si po  i duket eksperienca e dytë bardhezi…

Epo, së pari e mirëprita atë në shtëpi. Sepse Juventusi është shtëpia e tij. Unë e pashë Max shumë të lumtur, të plotësuar, të nxirë, të pashëm dhe plot energji pozitive. Nuk dua të kritikoj Sarri dhe Pirlo, të cilët janë dy profesionistë, por në një moment ata të dy dukeshin disi të frikësuar për të drejtuar Juventusin. Max jo, ka një personalitet që tërheq, është shumë i sigurt dhe në fund karakteri i tij bën ndryshimin. Ne flasim shumë dhe për të gjithë, por ai që ka fituar më shumë vitet e fundit është Allegri. Dhe është gjithashtu trajneri Italian, i cili së fundi ka shkuar më afër Champions-it. Kthimi i tij sjell një frymë positive te Juventusi. Max është një fitues, ashtu si Juventus. Jam i bindur se me të, ne do të fitojmë menjëherë titullin”.

Duke folur me Allegrin, çfarë përshtypje keni pasur për Juventusin e ri?
Mendoj se ai do të përqendrohet shumë te Dybala, gjithashtu te Kulusevski. Ai më foli shumë mirë për suedezin, e konsideron atë një lojtar të nivelit europian; vlerëson imagjinatën dhe aftësitë e tij fizike.

A keni folur për Cristiano Ronaldon?
Nuk i kam kërkuar asgjë të tillë. Ne dimë gjithçka për Cristiano, është një yll botëror.

A jeni ndër tifozët që dëshirojnë që CR7 të qëndrojë apo jeni ndër ata që doni të hapet një kapitull i ri pa pesë herë fituesin e “Topit të Artë”?
Nëse flasim për lojtarin, Cristiano nuk diskutohet. Ai është një fenomen dhe do ta falënderoj gjithë jetën time që zgjodhi Juventusin. Sidoqoftë…

Sidoqoftë…
Me kthimin e Allegrit fillon një cikël i ri, personalisht besoj se ai mund të bëjë edhe pa një yll si Ronaldo. Unë do të doja një Juventus të stilit të Mancini tek Italia. Një Juve e miqve të mirë. Për shkak se respekti, miqësia dhe qartësia janë të rëndësishme për të marrë rezultate. Agnelli dhe Allegri kanë një marrëdhënie të mirë, por është e rëndësishme që kjo ndjenjë të shtrihet edhe te të gjithë menaxherët. Në Kampionatin Europian fitoi miqësia e Mancini dhe Vialli, solidariteti i tyre. Ata ishin dy udhëheqës të jashtëzakonshëm, tërhoqën një grup pa kampionë të mëdhenj drejt suksesit, në emër të marrëdhënies së tyre të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat