Gazeta e njohur spanjolle: Mbreti shqiptar! Ronald Koeman sot pa...  

Futboll

Gazeta e njohur spanjolle: Mbreti shqiptar! Ronald Koeman sot pa...  

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:27
Gazeta e njohur spanjolle: Mbreti shqiptar! Ronald Koeman sot pa...  

Barcelona ngadhënjeu në miqësore, me rezultat 4:0 ndaj Gimnastic.

Protagonist i fitores së thellë ishte sulmuesi shqiptar Rej Manaj. Reprezentuesi i Shqipërisë realizoi het-trik. 

Futbollisti shqiptar u paraqit në 45 minutat e pjesës së dytë, ndërsa Ronalnd Koeman pa cilësitë e të lartpërmendurit. 

“Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e përfundoi lojën duke u tërhequr me një buzëqeshje.

Me siguri ai kishte të gjitha arsyet për t'u kënaqur. 

Me dhjetë lojtarë (nga minuta e 38-të) në fushë skuadra e Gimnastic, u shfaq figura e mbretit shqiptar, Rej Manaj. Brilant në çdo mënyrë ishte shënimi i golit të tij të parë”, shkruan mes të tjera gazeta sportive spanjolle “AS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat