Lojtarët e Everton shpresojnë në pafajësinë e Sigurdsson, por bashkëshortja e tij “arratiset”

Futboll

Lojtarët e Everton shpresojnë në pafajësinë e Sigurdsson, por bashkëshortja e tij “arratiset”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:29
Lojtarët e Everton shpresojnë në pafajësinë e Sigurdsson, por bashkëshortja e tij “arratiset”

Gulfi Sigurdsson mohon se është ai lojtari që po hetohet nga autoritetet britanike me akuzën e pedofilisë. Në Britaninë e Madhe, mediat nuk mund të përmendin për shkak të ligjeve në fuqi por në Islandë ato ziejnë përditë me lajmet në lidhje me lojtarin.

Mediat britanike thonë se lojtari është 31 vjeç, luan me kombëtaren e tij dhe është pezulluar nga Evertoni. Të gjitha përshkrimet të çojnë vetëm te emri i Sigurdsson.

Në Islandë, mediat thonë se bashkëshortja e tij, Miss Islanda, Alexandra Ivarsdotir që është larguar nga banesa e përbashkët e çiftit dhe prej kohësh vazhdon të mbajë të pezulluar llogaritë e saj në rrjetet sociale.

DailyMail shkruan se Alexandra është fotografuar duke shëtitur me të atin, që do të thotë se ajo ka braktisur bashkëshortin e saj, të paktën deri sa ai të sqarojë të gjithë betejën ligjore, duke u shpërngulur te prindërit e saj.

“Sigurdsson ndodhet në arrest shtëpie dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Prindërit dhe motra janë personat që po i qëndrojnë afër në këtë periudhë”, citohet një burim nga DailyMail.

“The Sun” nga ana tjetër shkruan se hetimet kanë nisur disa javë më parë pas një denoncimi të bërë në polici, që pasoi bastisjen e shtëpisë së tij në Merseyside, ku mendohet se janë gjetur si prova edhe disa sende.

“Shokët e skuadrës së tij nuk dinin asgjë, deri kur klubi u tregoi gjithçka. Lojtari i arrestuar është shumë i njohur brenda skuadrës dhe askush nuk po u beson akuzave dhe të gjithë besojnë se bëhet fjalë për një keqkuptim e shpresojnë që ai të dalë i pafajshëm”, citohet nga “The Sun” një burim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat