Goditi arbitrin me gur, gjykata dënon me burg tifozin

Futboll

Goditi arbitrin me gur, gjykata dënon me burg tifozin

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:56
Goditi arbitrin me gur, gjykata dënon me burg tifozin

Gjykata e Sarandës e shpalli fajtor dhe e dënoi me 10 muaj burg Angjelo Hamitin, 30-vjecarin banues në Delvinë, akuzuar për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetesit sportiv, kryer në ambiente sportive dhe në rrethana renduese” dhe “veprime te dhunshme në aktivitetet sportive me pasojë moszhvillimin e aktivitetit sportiv, kryer ne rrethana renduese”, shkruan panorama sport.

Ngjarja për të cilën akuzohet Angjelo Hamiti ndodhi në 20 dhjetor të vitit 2020.

Ne kuadër të Kategorisë së Dytë të Futbollit, Grupi B, organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, më datë 20.12.2020, në stadiumin e qytetit të Delvinës është luajtur ndeshja ndërmjet ekipeve të futbollit Delvina – Albpetrol, e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit në fjalë.

Në minutën e 12-të të ndeshjes, teksa arbitri ka akorduar një goditje këndi në favor të ekipit mik, nga sportdashësit e gjendur jashtë rrethimit të stadiumit është qëlluar me gurë në drejtim të arbitrit anësor.

Madje njëri prej tyre, pikërisht 30-vjeçari Hamiti ka kapërcyer rrethimin e jashtëm të stadiumit si dhe rrethimin e tribunës anësore dhe është sulur drejt arbitrit anësor duke e goditur atë me një gur që kishte me vete në pjesën e ballit, duke i shkaktuar një çarje.

Më pas agresori e ka goditur arbitrin me grusht edhe në pjesën e fytyrës.

Si pasojë e dëmtimeve të pësuara, pas konsultimit me mjekun e ndeshjes arbitri anësor është përcjellë për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit të Sarandës.

Për pasojë ndeshja e futbollit Delvina – Albpetrol është ndërprerë dhe për shkak të largimit për në spital si i dëmtuar të arbitrit anësor, ndeshja e futbollit Delvina – Albpetrol është ndërprerë duke mos u zhvilluar më.

Gjykata njohu si rrethane lehtesuese pendesen e autorit dhe normalizimit te marredhenieve te tij me arbitrin.

Hamiti nderkohe rezulton i denuar me pare per “trafik lendesh narkotike”.

Megjithate Hamiti duhet te prese Apelin per te mesuar nese do te shkoje ne burg, pasi gjate kesaj kohe eshte gjykuar me masen “detyrim paraqitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat