Dështon transferimi i shqiptarit, Galatasaray zgjedh një mbrojtës tjetër

Futboll

Dështon transferimi i shqiptarit, Galatasaray zgjedh një mbrojtës tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:26
Dështon transferimi i shqiptarit, Galatasaray zgjedh një mbrojtës tjetër

Media turke me shumë bujë e patën dhënë lajmin se shqiptari Ezgjan Alioski është lojtar i ri i Galatasarayt, por kështu nuk rrjedhën gjërat gjatë këtyre ditëve.

“Ezgijan Alioski përfundimisht nuk do të transferohet në Galatasaray, ky transferim i anëtarit të kombëtares maqedonase dështoi në ‘pesë në dymbëdhjetë’. Javën e kaluar, gjithçka dukej se ishin rënë dakord, dhe Alioski duhej t’i kalonte ekzaminimet mjekësore para nënshkrimit të kontratës trevjeçare.

Sidoqoftë, negociatat u bënë më të komplikuara dhe Galata ka rënë dakord për të sjell një mbrojtës tjetër të majtë nga Premier League.

Bëhet fjalë për Patrick van Aanholt, mbrojtësin e Crystal Palace dhe ekipit kombëtar holandez. Gjiganti turk negocioi me Van Aanholt më shumë se një muaj, pasi bisedimet me Alioskin u ndërlikuan, transferimi i holandezit u bë përsëri i rëndësishëm, i cili ra dakord për të gjitha detajet dhe do të arrijë nesër për ekzaminimet mjekësore në Stamboll.

Mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij Alioski, për të cilin Trabzon dhe Fenerbahce kanë treguar interes në të kaluarën”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat