Shkupi përforcohet me një futbollist me përvojë

Futboll

Shkupi përforcohet me një futbollist me përvojë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:55
Shkupi përforcohet me një futbollist me përvojë

Pas ndeshjes mes FC Shkupit dhe CD Santa Clara-s, në Ligën e Konferencës së UEFA-s, kryesia e klubit  shkupjan vije me një super lajm për tifozët tanë, duke e zyrtarizuar përforcimin e radhës, lojtarin Marjan Radeski, për një sulm edhe më të fortë.

Sulmuesi anësor, 26-vjeçari Radeski, në sezonin e kaluar, ishte pjesë e skuadrës së Akademija Pandev, gjithashtu, Radeski është anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe ishte në listën e Maqedonisë për EURO 2020.

Në 256-të paraqitje në karrierën e tij deri më tani, Radeski ka shënuar 61 gola dhe ka realizuar 21 asistime.

“Është nder i madh dhe kënaqësi e madhe, që të luash për një skuadër si FC Shkupi.


Çdo lojtarë do të dëshironte të ishte pjesë e një klubi ambicioz dhe FC Shkupi, gati se për çdo vit, ka luftuar dhe ka synuar titullin kampion.

Këtu kam ardhur që ti ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe së bashku do të luftojmë për vendin e parë.

Gjithashtu më duhet ti përshëndes edhe tifo-grupin Shvercerat, që do të jenë lojtarë jonë i 12-të dhe besoj që në fund të sezonit, do të festojmë dhe do të gëzohemi së bashku.
Unë do të bëj çmos dhe do të jap gjithçka nga vetja për këtë skuadër”, u shpreh, Marjan Radeski, për faqen zyrtare të klubit.

Marjan Radeski, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën tonë dhe ekipit do ti bashkangjitet të enjten e 29-të korrikut, për të udhëtuar në Portugali, për ndeshjen e dytë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës së UEFA-s, kundër CD Santa Clara-s .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat