Shqiptarja e Kosovës brilante në Lojërat Olimpike! SHBA shënojnë fitore

Futboll

Shqiptarja e Kosovës brilante në Lojërat Olimpike! SHBA shënojnë fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:12
Shqiptarja e Kosovës brilante në Lojërat Olimpike! SHBA shënojnë fitore

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, asiston për fitoren bindëse të Suedisë, me rezultat 4:2 ndaj Australisë, në ndeshjen e Grupit B në kuadër të Lojërave Olimpike  - “Tokyo 2020”.

Asllani u paraqit titullarë dhe asistoi në golin e katërt, të cilën e konkretizoi Blackstenius në minutën e 82-të.

Për Suedianë shënuan Rolfo (20' e 63'), Hurtig (52') e Blackstenius (82') dhe për Australinë kerr në minutën e 36-të dhe në të 48-tën..

Nga ana tjetër SHBA-të, shënojnë fitore me rezultat 6:1 ndaj Zelandës së re.

Për amerikanet shënuan Lavelle (9'), Horan (45'), Erceg (63-autogol), Press (80'), Morgan (87'), Bott (90+3 autogol) dhe për Zelandën e Re Hassett (72').

Suedia dy ndeshje po aq fitore, prijnë me 6 pikë, duke lënë pas SHBA-të me 3, Australinë 3 dhe Zelandën e Re 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat