Objektivi Varane: United sakrifikon një sulmues

Futboll

Objektivi Varane: United sakrifikon një sulmues

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:31
Raphael Varane

Manchester United “blindoi” krahun e djathtë të sulmit me blerjen e Jadon Sancho, për të cilin u paguan 85 milion euro te gjermanët e Dortmund.

Një afrim që i ka gëzuar të gjithë, teksa objektivi i radhës i “Djajve të Kuq” është Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madrid.

Paratë e nevojshme për francezin e “Los Blancos” pritet të vijnë nga Anthony Martial, i cili ka përfunduar në merkato.

Sulmi i ekipit të Solskjaer është i tejmbushur dhe 25-vjeçari pritet të largohet nga “Old Trafford”, por jo nga Premier League.

Tottenham e pëlqen shumë Martial, por problemi i vetëm lidhet me rrogën e majme prej 15 milion eurosh në sezon.

Sulmuesi francez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo rrogë, shumë që Spurs e kanë të vështirë t’ia paguajnë për momentin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat