Sahiti dhe Dellova paraqiten për Hajdukun, Osijeku fiton 

Futboll

Sahiti dhe Dellova paraqiten për Hajdukun, Osijeku fiton 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Skuadrës së Hajdukut nga Spliti, nuk po i shkon mbarë në dy javët e para të Kampionatit të Kroacisë.

Dy ndeshje, vetëm një pikë nga gjashtë të mundshme apo një barazim e një humbje.

Hajduku si vendas mposhtet me rezultat 2:1 nga Osijeku, në kuadër të javës së dytë. 

Shqiptarët Emir Sahiti dhe Lumbardh Dellova u paraqitën për Hajdukun. 

Sahiti luajti deri në minutën e 72-të dhe ish futbollisti i Prishtinës, Dellova, u paraqit nga minuta e 72-të.

Për Hajdukun shënoi Livaja (63') dhe Osijekun për realizuan Jurçeviç (66') e Pilj (87').

Osijeku udhëheq me 6 pikë kreun e tabelës apo me dy fitore rresht, ndërsa Hajduku renditet i 8-ti me një sosh.

Në javën e ardhshme, Hajduku e pret Shibenikun dhe Osijeku ndeshet me Slaven Belupon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat