Asllani 5 minuta, Suedia nuk i ndahet fitoreve 

Futboll

Asllani 5 minuta, Suedia nuk i ndahet fitoreve 

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:24
Asllani 5 minuta, Suedia nuk i ndahet fitoreve 

Kombëtarja e Suedisë nuk i ndahet fitoreve, kësaj radhe e mposhti me rezultat 2:0 Zelanda e Re, në kuadër të Grupi G të Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”. 

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, u paraqit në pesë minutat e fundit (85’).

Golat i shënuan Anvegard (17’) dhe Janogy (30’).

Suedia përfundon në vend të parë me 9 pikë apo me tre fitore rresht, duke u kualifikuar më tej. 

Në vend të dytë SHBA me 4 pikë, Australia 4 dhe Zelanda e Re me 0 pikë. 

Suedia po kërkon të arrijë në finalen e dytë olimpike radhazi pasi humbi nga Gjermania në Lojërat Olimpike – “Rio de Janeiro 2016”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat