Presidenti i federatës kërkon të ndërhyjë FIFA

Futboll

Presidenti i federatës kërkon të ndërhyjë FIFA

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 19:12
Presidenti i federatës kërkon të ndërhyjë FIFA

Një nga zhgënjimet më të bujshme në këtë Olimpiadë në ditët e para të saj ka qenë padyshim Franca e futbollit. Përfaqësuesja e cila trumbetohet se ka katër kombëtare, si pasojë e numrit të madh të talenteve që ka, dështoi në mënyrë spektakolare në Olimpiadë, duke i dhënë lamtumirën turneut që në fazën në grupe, për më tepër duke u turpëruar nga Japonia me rezultatin 4-0 në ndeshjen e tretë.

Një rezultat që nuk i ka pëlqyer padyshim Noel Le Graet, presidentit të Federatës Franceze, i cili ka sulmuar klubet si shkaktare të këtij eliminimi. Ai ka shpjeguar se refuzimi i klubeve për të lëshuar lojtarët, bëri që të ndërtohej një ekip në momentet e fundit për këtë aktivitet të rëndësishëm.

“Kishim vështirësi për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe nuk e kemi pasur të lehtë. U desh të mblidhja një skuadër në minutat e fundit, e kishim humbur që në fillim garën.

Ekipin do ta takoj të mërkurën pas kthimit, por prioriteti im është të takohem me FIFA-n, do të veproj që të sigurohem që klubet të mos refuzojnë më grumbullimin e lojtarëve. Nuk kualifikoheshim në Olimpiadë që nga viti 1996, për fat të keq nuk na lejuan që të shkonim më larg”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat