Drejtori i Dritës shfrytëzon rastin që të fotografohet me Robin van Persien në Rotterdam

Futboll

Drejtori i Dritës shfrytëzon rastin që të fotografohet me Robin van Persien në Rotterdam

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:31
Drejtori i Dritës shfrytëzon rastin që të fotografohet me Robin van Persien në Rotterdam

Drita sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj 74-vjeçare.

Nënkampionia e Kosovës do të luajë si mysafire e gjigantit holandez, Feyenoordit në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan insporti.

Derisa ekspedita e Dritës ndodhet në Rotterdam, drejtori i Dritës, Valon Zymberi ka gjetur rastin të fotografohet me legjendën e futbollit, Robin van Persie.

“Me legjendën. Robin van Persie!”, ka shkruar Zymberi në “Facebook”.

Ndryshe, Van Persie është ndihmëstrajner te Feyenoordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat