Në Rumani lënë porosinë e fundit për Craiova-n para ndeshjes me skuadrën shqiptare

Futboll

Në Rumani lënë porosinë e fundit për Craiova-n para ndeshjes me skuadrën shqiptare

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:48
Në Rumani lënë porosinë e fundit për Craiova-n para ndeshjes me skuadrën shqiptare

“Eliminonin Laçin ose ndryshe do t’ju gjejnë djajtë”! Kjo është porosia e fundit e lënë nga ana e medias së njohur në Rumani, “Gds.ro”. Vetëm fitorja minimale me shifrat 1-0 nga kurbinasit shkaktoi tronditjen te Craiova, ndërsa goditja e dytë nga ekipi shqiptar do të ishte fatale për kundërshtarin.

Tifozët e skuadrës rumune do të reagonin menjëherë për ta quajtur si turp dhe katastrofë humbjen e marrë nga Laçin, ndërsa presidenti i klubit zgjodhi që të shkarkonte trajnerin grek Ozuonidis. Kreu i Craiova-s, Cartu, ka zgjedhur që të jap edhe një mesazh të fundit për futbollitët para ndeshjes:

“Do të ishte zhgënjimi i madh për të gjithë ata që e dashurojn Craiova-n. Do të ishte për tifozët, çfarë shokimi do të ishte për ta.

Por edhe për ne, sepse gjithmonë i kemi dhënë kushtet më të mira lojtarëve. Ndonjëherë mund të ndodhin edhe ndeshje si ajo që ne kemi bërë në Shqipëri. Unë nuk dua që ta çoj ndërmend se ekipi ynë nuk do të kualifikohet”, tha Sorin Cartu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat