Hidhet shorti i kampionatit të ri, Superiorja nis me supersfida

Futboll

Hidhet shorti i kampionatit të ri, Superiorja nis me supersfida

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:05
Hidhet shorti i kampionatit të ri, Superiorja nis me supersfida

Në mjediset e “Arena Kombëtare” po hidhet shorti i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë për sezonin e ri futbollistik.

Në prani të përfaqësuesve të klubeve, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, udhëhoqi procesin e përzierjes së goglave dhe përftimit të kalendarëve përkatës.

Sigurisht, shorti nisi fillimisht me Superioren, teksa u zbuluan çiftet e javës së parë të kampionatit të ri:

Tirana – Skënderbeu

Egnatia – Kukësi

Kastrioti – Dinamo

Laçi – Vllaznia

Teuta – Partizani

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022. Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më 7 maj 2022. Në Kategorinë Superiore, këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukës, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia.

Ndërsa në Kategorinë e Parë, ekipet pjesëmarrëse në edicionin 2021-2022 janë: Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Bylis, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina, Vora, Tërbuni dhe Butrinti.

Kujtojmë se Superiorja do të luhet me katër faza. Më poshtë mund të njiheni me kalendarin e 9 javëve të fazës së parë, që pastaj vijojnë me 9 sfidat e kthimit të fazës së dytë. E njëjta medalje me dy anë përsëritet në dy fazat e fundit.

JAVA 1
Tirana-Skënderbeu
Egnatia-Kukësi
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Vllaznia
Teuta-Partizani

JAVA 2
Skënderbeu-Partizani
Vllaznia-Teuta
Dinamo-Laçi
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Egnatia

JAVA 3
Egnatia-Skënderbeu
Kastrioti- Tirana
Laçi-Kukësi
Teuta-Dinamo
Partizani-Vllaznia

JAVA 4
Skënderbeu-Vllaznia
Dinamo – Partizani
Kukësi -Teuta
Tirana – Laçi
Egnatia- Kastrioti

JAVA 5
Kastrioti – Skënderbeu
Laçi – Egnatia
Teuta – Tirana
Partizani – Kukësi
Vllaznia – Dinamo

JAVA 6
Skënderbeu – Dinamo
Kukësi -Vllaznia
Tirana – Partizani
Egnatia – Teuta
Kastrioti – Laçi

JAVA 7
Laçi – Skënderbeu
Teuta – Kastrioti
Partizani – Egnatia
Vllaznia -Tirana
Dinamo – Kukësi

JAVA 8
Skënderbeu – Kukësi
Tirana – Dinamo
Egnatia – Vllaznia
Kastrioti – Partizani
Laçi – Teuta

JAVA 9
Teuta – Skënderbeu
Partizani -Laçi
Vllaznia -Kastrioti
Dinamo- Egnatia
Kukësi- Tirana

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat