Spanja rrëzon Japoninë, në finale ndeshet me Brazilin

Futboll

Spanja rrëzon Japoninë, në finale ndeshet me Brazilin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:38
Spanja rrëzon Japoninë, në finale ndeshet me Brazilin

Kombëtarja olimpike e Spanjës kualifikohet në finalen e madhe të turneut të Lojërave Olimpike në futboll.

Pas 120 minutave spanjollët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Japonisë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0) dhe gjithçka është vendosur pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. 

Në minutën e 115-të, Marco Asensio kontrollon topin dhe nga rreth 13-14 metra shënon gol të bukur për 0:1.

Spanja kualifikohet dhe në finale ndeshet me Brazilin, ndërsa Japonia luan me Meksikën për medalje të bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat