Një marrëveshje e firmosur pas një periudhe të gjatë reflektimi

Futboll

Një marrëveshje e firmosur pas një periudhe të gjatë reflektimi

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:31
Një marrëveshje e firmosur pas një periudhe të gjatë reflektimi

Muajt ​​e fundit, Zlatan Ibrahimoviç ka rinovuar kontratën me Milanin deri më 30 qershor 2022 me një pagë rreth 7 milionë euro në sezon.

Një marrëveshje e firmosur pas një periudhe të gjatë reflektimi, e ndikuar kryesisht nga kualifikimi i skuadrës kuqezi në Champions League.

Mirëpo mediet në Francë kanë zbuluar një prapaskenë para se Ibra të hidhte të zezën mbi të bardhë. Më konkretisht “Le Parisien” shkruan se sulmuesi ka testuar terrenin për një kthim të mundshëm te PSG, klub me të cilin është aktivizuar për pesë sezone, duke nisur nga vitit 2012. Dëshira e gjigantit suedez për të fituar kupën me veshë të mëdhenj e ka shtyrë për të provuar një përvojë të dytë te gjigantët e Francës krah emrave të mëdhenj si Neymar e Mbappe.

Zlatan, nëpërmjet menaxherit të tij, Mino Raiola, ka kontaktuar drejtorin sportiv te PSG-së, brazilianin Leonardo, për të kuptuar mundësitë që ekzistonin që ai të niste një epokë të dytë në kryeqytetin francez.

Përgjigjja negative e Leonardos e ka detyruar Ibran që të firmosë rinovimin e kontratës me “Djallin”, që pas shumë sezonesh mungesë do të tentojë të lërë gjurme në Champions, me Ibran protagonist në fushën e blertë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat