Miqësorja me Italinë, trajneri Cungu publikon listën

Futboll

Miqësorja me Italinë, trajneri Cungu publikon listën

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:26
Miqësorja me Italinë, trajneri Cungu publikon listën

Kombëtarja shqiptare U-19 do të nisë nga dita e premte, datë 6 gusht, grumbullimin në kuadër të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Italisë U-19.  

Takimi do të zhvillohet në Koverçano të Italisë, më 13 gusht dhe do të nisë në ora 11:00.

Ditën e sotme, trajneri Cungu ka shpallur edhe listën me 20 lojtarët e afruar për këtë ndeshje, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar dhe atë europian.

Image

Tekniku shqiptar ka zhvilluar disa herë seleksionime dhe grumbullime gjatë këtij viti, si edhe disa ndeshje miqësore, ku ka testuar gjendjen e skuadrës së tij.  

Në një prononcim për fshf.org, ai shprehet se kjo miqësore do të jetë një mundësi shumë e mirë, për të parë më nga afër elementet që luajnë jashtë Shqipërisë, duke theksuar se stafi është ende në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve dhe ende nuk ka krijuar një ide përfundimtare mbi grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022, me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri në datat, 10, 13 dhe 16 nëntor.

“Vijmë pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket sikur gjërat po normalizohen tashmë. Kemi zhvilluar disa sfida miqësore, por përballë kësaj radhe do të kemi një ekip prestigjioz dhe me shumë vlera, siç është Italia.

Gjithashtu edhe seleksionimet dhe grumbullimet përgjatë këtij viti i kanë shërbyer jo vetëm skuadrës, por edhe mua si trajner për të krijuar një ide më të qartë me lojtarët që aktivizohen këtu në Shqipëri. Kemi pasur gjithashtu mundësinë për të parë nga afër në miqësoret që zhvilluam ndaj Kosovës edhe kontigjentin e lojtarëve që na vijnë nga jashtë dhe kjo sfidë do të jetë si një vazhdim i atyre miqësoreve, për të parë elementët që luajnë jashtë Shqipërisë. Ende jemi në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve, megjithatë ne do të japim dhe do t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje– shprehet Cungu për fshf.org.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat