Kosova në Lojërat Olimpike 2020-të u përfaqësua nga 11 sportistë

Futboll

Kosova në Lojërat Olimpike 2020-të u përfaqësua nga 11 sportistë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:04
Kosova në Lojërat Olimpike 2020 –të u përfaqësua nga 11 sportistë

Kosova në Lojërat Olimpike 2020 –të u përfaqësua nga 11 sportistë dhe 6 norma olimpike nga 2 sa kishim në Rio 2016 –të.

U trefishua pjesëmarrja e sportistëve me norma olimpike dhe nuk mund të ishim më krenar se kaq.

Sportisti i fundit që përfundoi garën nga ekipi ynë është Egzon Shala. Mundësi me normë olimpike u radhit në vendin e 8 -të në Lojërat Olimpike.

Ndërsa Kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova arriti në çerekfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai shënoi tri fitore që e renditin në vendin e shtatë në Lojërat Olimpike.

Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e Botës dhe Evropës, garoi në kategorinë -78 kg me rusen Alrksandra Babinsteva. Kjo ishte hera e parë që ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat