​Për 45 milion euro Chelsea pajtohet për largimin e sulmuesit të tyre

Futboll

​Për 45 milion euro Chelsea pajtohet për largimin e sulmuesit të tyre

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:03
​Për 45 milion euro Chelsea pajtohet për largimin e sulmuesit të tyre

Roma raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Tammy Abraham nga Chelsea , raporton gazetari i “Sky Sport” Gianluca Di Marzio.

Abraham ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Thoma Tuchel për sezonin e ri garues 2021/22 dhe për këtë arsye është në kërkim të një aventure të re dhe ajo pritet të jetë në kampionatin italian Serie-A.

Çmimi që Roma do të paguajë për shërbimet e Abraham raportohet të jetë 45 milionë euro.

Së fundit Chelsea ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut nga Interi i cili pritet të zyrtarizohet sot si lojtari më i ri i “Bluve” të Londrës dhe për kartonin e tij ata kanë paguar 115 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat