Teuta u kritikua se u dorëzua pa kushte,  por...

Futboll

Teuta u kritikua se u dorëzua pa kushte,  por...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:08
Teuta u kritikua se u dorëzua pa kushte,  por...

Një humbje 0-4 në Durrës dhe kritikat do të vërshonin në drejtim të Teutës. Kampionët e Shqipërisë u akuzuan se u dorëzuan pa kushte përballë Sherifit të Tiraspolit, por koha po vërteton se moldavët ishin shumë të fortë për tu përballuar.

Skuadra nga Moldavia ka qenë surpriza e kualifikueseve të Champions League, ku ka mbërritur për herë të parë në fazën “play off“.

Në këtë raund të fundit përballë patën një rival me emër të madh dhe traditë në arenat europiane si Dinamo e Zagrebit. Por në fund ishte Sherifi ai që i dha leksion gjigantëve kroatë, duke i mposhtur me shifrat 3-0. Traore është ai që hap serinë e golave në minutën e 45-të dhe po ai që e mbyll në të 80-n.

Ndërkohë, një tjetër lojtar që shkruajti emrin e tij në listën e golashënuesve ishte edhe Kolobvos.

Ky i fundit shënon një eurogol me topin që ende gjendej në ajër dhe menjëherë ndezi festën e madhe të skuadrës dhe në veçanti të trajnerit, i cili tashmë i ndjen grupet e Champions-it edhe më afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat