Prishtina përforcohet me një futbollist nga Nigeria

Futboll

Prishtina përforcohet me një futbollist nga Nigeria

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:11
Prishtina përforcohet me një futbollist nga Nigeria

Qendërmbrojtësi korpulent Sodiq Ololade Atanta i lindur në Nigeri dhe me pasaportë shqiptare, nënshkruan me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina.

Sodiq Ololade Atanda (27 vjeçarë) pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptarë dhe ndërkombëtar gjegjësisht në atë izraelit tek Hapoel Kfar Saba, arrinë marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina.

Për Atandan klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: 36 Lions (2010-2012)
Apolonia (2013-2015)
Partizani (2015-2019)

Hapoel Kfar Saba (2019-2021)

Atanda ishte edhe pjesë e kombëtares U23 të Nigerisë.

“Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje eksperiencë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresojë që do ti jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lartë karshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që unë bashkë me  shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri.

Jam tejet i lumtur që vi këtu sepse ndihem si në shtëpi ngase Kosova është afër Shqipërisë dhe siç e dini unë jam me pasaport Shqiptare dhe kisha eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje, mezi pres që të takohem edhe me tifozët tanë, të cilëve dëshiroj të ju tregoj se çfarë jam i gatshëm të bëjë këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100%-shin e kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim “ka thënë Sodiq Ololade Atanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat