Në Tuz ndeshje e çmendur, shqiptarët frenojnë kampionin e Malit të Zi

Futboll

Në Tuz ndeshje e çmendur, shqiptarët frenojnë kampionin e Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:59
Në Tuz ndeshje e çmendur, shqiptarët frenojnë kampionin e Malit të Zi

Në Tuz është zhvilluar kryendeshja e javës së pestë mes Deçiqit nga Tuzi dhe kampionit të Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, e cila përfundoi me rezultat 2:2. 

Shqiptarët e Tuzit nxorën barazim ndaj Buduçnostit. 

Deçiqi në disa raste u dëmtu nga gjyqtari, sepse do të fitonte këtë sfidë.

Ndeshje sikur e çmendur për faktin se në 45 minutat e parë avancuan mysafirët me 0:2, por shqiptarët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin.

Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë, të cilët avancuan me 0:2 me golat e Shaleta Kordiç (20’) dhe Viktor Gjukanoviq (34’). 

Dy pjesë të ndryshme, Deçiqi këndellet në pjesën e dytë dhe gëzon tifozët. 

Damir Kojasheviq vendosi topin në rrjetë në minutën e 61 -të dhe ktheu shpresën e tuzjanëve. 

Futbollisti Ilir Camaj në minutën e 72 -të me dinakërinë realizon për 2:2.

Skuadra e Edis Mulaliç ishte në gjendje të arrinte edhe fitores sikur Danillo Peshukiq dhe Ilir Camaj t’i realizonin rastet.

Deçiqi nga pesë ndeshje, ka tri fitore e dy barazime, renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka katër me pak se lideri Sutjeska dhe Buduçnosti zë pozitën e gjashtë me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat