Ekipi nga Gjibraltari habit Evropën, futet në fazën e grupeve  

Futboll

Ekipi nga Gjibraltari habit Evropën, futet në fazën e grupeve  

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:22
Ekipi nga Gjibraltari habit Evropën, futet në fazën e grupeve  

Ekipi nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, është kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League.
Senzacion apo jo! 

Gjibraltari do të ketë një përfaqësues në fazën e grupeve. Një nga vendet më të vogla evropiane në këtë garë, Lincoln eliminoi Rigën nga Letonia pas kohës shtesë, me rezultat 3:1. 

Rruga e kampionëve të Gjibraltarit në fazën e grupeve ishte interesante. Për Riga nuk mjaftoi as aktivizimi në pjesën e dytë të mesfushorit të Kosovës, Besar Halimi.

Ekipi nga Gjibraltari eliminoi Fola nga Luksemburgu në raundin e parë të kualifikimeve për Champions League dhe më pas u mënjanua nga kjo garë nga Cluy.

Lincoln shfrytëzoi rastin e fundit kundër Rigës. Në të dyja ndeshjet, rezultati ishte 1:1, por pas vazhdimeve fituan Lincoln me 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat