Reja: Mos mendoni se Shqipëria do të rrijë vetëm në mbrojtje

Futboll

Reja: Mos mendoni se Shqipëria do të rrijë vetëm në mbrojtje

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:49
Reja: Mos mendoni se Shqipëria do të rrijë vetëm në mbrojtje

Shqipëria do të përballet në ditën e nesërme kundër Polonisë në transfertë.

Përpara këtij takimi kanë dalë në konferencën për shtyp trajneri Reja dhe portieri Etrit Berisha, që sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushën e lojës si kapiteni i ekipit duke kaluar Strakoshën. I pari ishte Berisha që komentoi kundërshtarin, ndërsa më pas ishte radha e Rejës që të bënte vlerësimet.

“E dimë se do të jetë ndeshje e fortë. Polonia ka 7 vite që nuk humbet në shtëpi, ia dimë vlerat. Por e dimë se po rritemi si skuadër, kemi ekip kompakt, sulmuesit po punojnë mirë dhe janë në formë. Kemi marrë gjithmonë komplimente edhe për mbrojtjen dhe mund të luajmë mirë në kundërsulm. Kjo ndeshje kërkon përqendrim dhe nuk duhet të harrojmë për asnjë moment mbrojtjen.

Presingu duhet të fillojë që në sulm, që ta vendosim në vështirë. Është një nga ato ndeshjet që nuk na lejohet asnjë gabim.

Leëandoëski? Duhet organizim shumë i mirë nga ana jonë që ta markojmë. Është lojtar i jashtëzakonshëm në zonën e rreptësisë, mund të krijojë probleme të mëdha. Mbrojtësi mund ta ketë në kontroll për një moment, një sekondë të kthejë kokën në krahun tjetër dhe do të shohi se Leëandoëski është zhdukur. Duhet më shumë se një lojtar që t’i mbyllim hapësirat. Uroj që të mos jetë si te Bayern Munchen në formë (qesh). Ne nuk kemi ardhur këtu për të humbur, do të tentojmë maksimumin. Moto jonë do të jetë: “Respekt për të gjithë, frikë nga askush”.

Sousa? Nuk ka pasur rezultate të mira pasi nuk është Kombëtarja si klubi. E kam mik. Shpresoj që t’i zgjidhen këto halle dhe probleme që ka dhe të vijë në rezultatet pozitive, por sigurisht, pas ndeshjes me Shqipërinë.

Mos mendoni se Shqipëria do të rrijë vetëm në mbrojtje, ne kemi ar.më shumë të forta për të përdorur në sulm dhe për të bërë keq”, u shpreh Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat