Ndërpret punën në TV, shkaku i  i lojtarit të njohur

Futboll

Ndërpret punën në TV, shkaku i  i lojtarit të njohur

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:20
Ndërpret punën në TV, shkaku i  i lojtarit të njohur

Sergio Ramos me tërë familjen e tij është zhvendosur në Paris.

Pilar Rubio, gruaja e Sergio Ramos e ka lënë punën e saj në emisionin e famshëm televiziv spanjoll “El Hormiguero”, në të cilin ajo garantë për sfida të ndryshme.

Kjo për shkak të largimit të Sergio Ramosit nga Real Madridi në Paris Saint-Germain, derisa e tërë familja është zhvendosur në kryeqytetin francez.

‘El Hormiguero’ kanë qenë të shpejtë për ta zëvendësuar Pilar Rubion me Kira Miro, e cila e kishte fituar e para “El Desafio” dhe do ta zëvendësojë Pilarin.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Pilar Rubio nuk do të jetë më një kontribuuese në “El Hormiguero” pasi që ajo do të vazhdojë punën në një tjetër segment – ku do t’i analizojë trendët nga Parisi.

Jo vetëm kaq, por Pilar Rubio do të jetë edhe mysafiri i parë në sezonin 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat