Kombëtarja e Kosovës U19 pëson humbje në miqësoren e parë kundër Turqisë

Futboll

Kombëtarja e Kosovës U19 pëson humbje në miqësoren e parë kundër Turqisë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:38
Kombëtarja e Kosovës U19 pëson humbje në miqësoren e parë kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave, sot, në Riva Beykoz të Stambollit, e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore kundër Kombëtares së Turqisë të së njëjtës grupmoshë, në të cilën ka pësuar humbje me rezultat 3:0.

Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit patën paraqitje të mirë në 45 minutat e parë dhe arritën të mbajnë portën të paprekur.

Megjithatë, në pjesën e dytë erdhi në shprehje përgatitja më e mirë fizike e lojtareve turke, por edhe freskia e ekipit nga banka rezervë, teksa Munishi kishte në dispozicion vetëm 15 futbolliste.

Kësisoj, në minutën e 54-t Kombëtarja turke i zhbllokoi shifrat, derisa deri në fund të ndeshjes i realizoi edhe dy gola tjerë në saje të pakujdesisë në mbrojtje të vashave tona.

Miqësoren e radhës Dardanet e reja do ta zhvillojnë pasnesër, derisa për këtë ndeshje ekipit do t’i bashkohet edhe Loreta Lulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat