Gazeta italiane shkruan për Vedat Muriqin

Futboll

Gazeta italiane shkruan për Vedat Muriqin

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:38
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është pa dyshim protagonisti kryesor i Kosovës në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës.

Sulmuesi i Lazios shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë më 2 shtator, kurse mbrëmë shënoi golin e barazimit ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat e mëdha italiane. Gazzetta dello Sport shkruan se Vedat Muriqi është futbollisti më në formë i Lazios në këto ndeshje kualifikuese për kombëtare.

“Nga lojtarët e Lazios, Vedat Muriqi është në plan të parë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në dy ndeshje radhazi, ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë”, thuhej në artikullin e medias italiane.

Kosova e zhvillon të mërkurën ndeshjen e fundit për këtë muaj, ku do ta presë Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat