E trishtë, vdes futbollisti 17-vjeçar, pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

Futboll

E trishtë, vdes futbollisti 17-vjeçar, pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 08:16
Ilustrim

Dylan Rich ka vdekur pasi pësoi një sulm në zemër gjatë një ndeshje të Kupës FA për të rinjtë.

Futbollisti 17-vjeçar u dërgua me emergjencë në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes West Bridgford Colts – Boston United.

West Bridgford Colts në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se vdekja e tij “i la të gjithë në klubin tonë të shkatërruar dhe zemërthyer.

Njoftimi i plotë i klubit anglez:

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për prindërit, familjen, miqtë dhe shokët e tij të skuadrës”, lexohet akoma në komunikatën e klubit. Klubi do t’i japë të gjithë mbështetjen e mundshme atyre lojtarëve dhe drejtuesve të klubit të prekur nga kjo ngjarje tragjike, por tani për tani nuk ka fjalë të tjera të mundshme dhe ne i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë tepër të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat