"Kushtrimi” kthehet me katër medalje nga Mali i Zi

Futboll

"Kushtrimi” kthehet me katër medalje nga Mali i Zi

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:29
"Kushtrimi” kthehet me katër medalje nga Mali i Zi

Në Podgoricë të Malit Zi u zhvillua turneu ndërkombëtarë “Kupa e Kampionëve” nën organizim të K.K. “Omlladinac” nga Podgorica. Në këtë turne morën pjesē 617 sportistë nga 7 shtete Ballkanike (Maqedonia e V, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia).

Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit mori pjesë me 3 karateistë.

-Rudina Aliu u paraqit në dy kategori. Në kategorinë Juniore -53 kg u stolis me medalje të artë, kurse në U-21, -55 kg. (e cila ende nuk është kategoria e saj) u stolis me medalje të bronztë.

-Rexhep Rushiti në kategorinë Kadet -63 kg u stolis me medalje të argjendtë.
-Emir Ramadani në kategorinë Kadet -70 kg u stolis me medalje të bronztë.

“Jam i kënaqur nga paraqitja e sportistëve. Ishte një test i mirë pasi që në shtetin tonë ka mungesë të turnireve të tilla”, deklaroi trajneri i K.K. Kushtrimi, z. Irfan Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat