Shkëmbi: Do të më pëlqente të luanim në Tiranë

Futboll

Shkëmbi: Do të më pëlqente të luanim në Tiranë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:33
Shkëmbi: Do të më pëlqente të luanim në Tiranë

Dinamo-Laçi do të jetë dueli që do të ngrejë siparin e javës së të dytë të Abissnet Superiore. Një sfidë, sa interesante aq edhe paparashikueshme mes dy skuadrave me objektiva madhorë në këtë sezon por që vinë duelin që do të zhvillohet të premten në orën 19:45 në Elbasan Arena me humore të ndryshme pas rezultateve të javës së parë. Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi nuk i kurseu fjalët e mira për Laçin duke analizuar edhe armët më të forta të kurbinasve.

“Laçi është një kundërshtar i vështirë, por ne jemi Dinamo dhe për emrin e madh që kemi duhet të luajmë për maksimumin. Kam besim se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje. Pavarsisht se nga Laçi janë larguar disa lojtarë dhe ka ardhur një trajneri i ri, egoja dhe dëshira për të bërë mirë është arma e tyre më e fortë. Emrat ndryshojnë por Laçi është po ai ekip i fortë që mund t’i hapë probleme çdo ekipi”.

Fitorja 0-2 në ndeshjen debutuese ndaj Kastriotit ishte një sinjal se Dinamo e kohëve të arta po rikthehet, edhe pse Shkëmbi nuk mund të bëjë dot parashikime se kur do të shihet në fushë Dinamo e vërtetë.

“Për të parë Dinamon më të mirë duhet ende kohë dhe nuk mund ta përcaktoj se kur do shihni fytyrën tonë të vërtetë. Gjithsesi jam i bindur që ekipi do të vijë në rritje".

Dëshira e trajnerit ishte që sfida ndaj Laçit të luhet në kryeqytet, por Elbasan Arena është një stadium që i përshtatet cilësive të Dinamos.

Do të më pëlqente të luanim në Tiranë pasi do të kishim më shumë tifozë në stadium, por mundësitë këto janë dhe Elbasan Arena është një fushë me një tapet të shkëlqyer që i përshtatet cilësive tona si ekip.”

Në fund ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut nuk i fshehu as objektivat e nëndetses blu, me kryeqytetasit që do të kërkojnë maksimumin në këtë sezon dhe maksimumi në Abissnet Superiore është titulli kampion.

“ Ne jemi Dinamo dhe do të kërkojmë të mbajmë lart emrin e madh që ka ky klub. Presidenti ka bërë investime serioze dhe objektivi ynë është ai maksimali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat