Shaqiri me Lyonin tregojnë fuqinë në Glasgou

Futboll

Shaqiri me Lyonin tregojnë fuqinë në Glasgou

Nga: K.Goca Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:54
Shaqiri me Lyonin tregojnë fuqinë në Glasgou

Lyoni importon tre pikë nga stadiumi “Ibrox” në Glasgou. Tre pikë. domethënëse në kuadër të Grupit A të Europa League.

Lyoni e mposhti me rezultat 2:0 Rangers. Vendasit dëshpëruan me rezultat, ndërsa skuadra franceze ia doli me sukses në sfidën e parë të fazës së grupeve.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, u paraqit nga minuta e 71-të, duke treguar angazhim.  

Golat i shënuan Ekambi (23') e Slimani (55').

Lyoni kryeson grupin me 3 pikë, pasojnë Sparta Praga 1, Brondby 1 dhe Rangers me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat