Lojtari spanjoll: Kur dëgjon për Shqipërinë frikësohesh

Futboll

Lojtari spanjoll: Kur dëgjon për Shqipërinë frikësohesh

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:09
Lojtari spanjoll: Kur dëgjon për Shqipërinë frikësohesh

Pablo De Lucas Torres ishte një nga blerjet më të goditura të Kukësit në afatin kalimtar veror.

Spanjolli ishte dëshira e trajnerit Longo dhe në momentin që sheh CV-në e tij e kupton edhe arsyen.

Mesfushori që dikur ka edhe pjesë e Seville-s ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku tregon më tepër mbi eksperiencën e tij të re në kampionatin shqiptar.

Futbollin në vendin tonë e cilëson si fizik dhe mbrojtës, ndërsa sa i përket objektivave vendos ti mbajë sekret.

Në fund Torres flet edhe për jetesën në Shqipëri. Spanjolli nuk e mohon se përshtypja që të huajt kanë për vendin tonë nuk është aspak pozitive, por të jetuarit përditë në Shqipëri e ka bërë të ndryshojë tërësisht mendim.

“Është një eksperiencë e re, një sfidë e re sepse kur ndryshon vend është përherë e vështirë të përshtatesh sa më shpejt që të jetë e mundur edhe pse unë jam mësuar tashmë me këtë rutinë. Besoj se ky është një avantazh që unë kam në këtë rast.

Për mua ky është një stil që më shkon shumë për shtat. Longo është trajneri im, ka qenë i tillë edhe për një vit e gjysmë në Greqi apo Rumani dhe e njoh mjaft mirë. E di shumë mirë se çfarë kërkon ai. Unë besoj se stili që ai propozon është  i aplikueshëm në çdo vend. Le të marrim shembull Italinë ku është luajtur përherë në stilin katenaccio dhe tani luajnë një futboll më interesant, me shumë pasime dhe të shpejtë. Ne duhet të përshtatemi të gjithë me idetë e tij dhe ajo që është më e rëndësishme, të stërvitemi shumë çdo ditë.

Për mua fizikisht apo teknikisht nuk ekzistojnë si koncepte. Për mua fjalë fizik është të ruash të njëjtin ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes, një gjë të tillën nuk arrita ta bëja sepse pas 20 minutave ishim shumë më mirë se ekipi kundërshtar.

Çdo vend ka stilin dhe filozofinë e vet të lojës. Ju këtu në Shqipëri keni më shumë lojë fizike, mbrojtëse, ndërsa në Greqi ka më shumë taktikë. Në këtë aspekt, është ndryshe kudo që shkon. Ne në Spanjë e kemi të rrënjosur stilin tonë dhe nuk mund ta ndryshojmë lehtësisht, nuk negociojmë me këtë gjë, as kur fitojmë por as kur humbasim.

Objektivat? Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse unë kam një mendim që një njeri edhe në jetë, nuk mund të thotë ku do të jetë pas disa muajve. Edhe ju sot punoni në televizion ndërsa nesër mund ta shikoni veten në gazette, prandaj për mua sot është momenti më i rëndësishëm që është stërvitja dhe më pas puna nesër në starvitje e kështu me radhë. Mund të kemi javë pozitive e negative por për fundin e sezonit nuk e di askush.

Punojmë që të jemi një ekip i mirë dhe punojmë të përmirësohemi sa më shumë në mënyrë që të jemi një ekip më i mirë. Duhet të mendojmë si të fitojmë me Kastriotin dhe ky është mendimi jonë kryesor për momentin.

Jeta në Shqipëri?Jam i surprizuar në aspektin pozitiv. Kur dëgjon fjalën Shqipëria ndodhta fillimisht je pak i frikësuar por jo, unë kam një muaj e gjysmë këtu dhe të gjithë janë miqërorë. Ky është një vend i qetë dhe unë jam shumë i lumtur.  Prova e vërtetë për këtë është se këtu ka mbërritur edhe bashkëshortja ime me njerëzit e saj dhe ata ndihen mirë gjithashtu. Nuk mund ta krahasoj Shqipërinë me një vend të veçantë ku kam luajtur, por mund të them se ka nga pak nga të gjitha ato vende si Greqia, Spanja apo Rumania”, ka deklaruar Pablo de Luca Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat