Kane për legjendën Jimmy Greaves: Jimmy ishte një legjendë

Futboll

Kane për legjendën Jimmy Greaves: Jimmy ishte një legjendë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:55
Kane për legjendën Jimmy Greaves: Jimmy ishte një legjendë

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka folur pas vdekjes së legjendës angleze, Jimmy Greaves, i cili vdiq në moshën 81 vjeç.

"Dua të shpreh ngushëllimet tona për familjen e Jimmy dhe miqtë e ngushtë".

Kjo është një ditë e trishtuar. Ai luajti për Tottenham dhe Chelsea, kështu që shpresoj se ne do të tregojmë futboll të mrekullueshëm në nder të tij. Jimmy ishte një lojtar i mahnitshëm, një shënues, një legjendë e klubit dhe vendit.

Më tremb se sa lojtar i mirë ishte. Do të ishte e pabesueshme të përpiqesh të thyesh rekordet që ai vendosi një ditë. U takova me të në 2017 ", tha Kane.

Greaves, ishte golashënuesi më i madh anglez për gjashtë herë.

Ai kishte luajtur edhe për West Ham Unitedin, Brentfoodin, Chelsmfordin, Barnetin dhe Woodford Town.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat