​Barça me tetë mungesa përballë Granadas, formacionet e mundshme

Futboll

​Barça me tetë mungesa përballë Granadas, formacionet e mundshme

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:49
​Barça me tetë mungesa përballë Granadas

Humbja na Bayerni në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ka lënë një shije të hidhur te skuadra e Barcelonës, por e cila duhet të tejkalohet me rikthimin te rezultatet pozitive në kampionat.

Klubi katalanas sonte do të ballafaqohet me Granadan në kuadër të xhiros së pestë. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Camp Nou”, përcjellë KosovaPress.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për “Blaugranët” pasi për këtë ballafaqim trajneri Ronald Koeman nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e pesë lojtarëve si Braithwaite, Aguero, Dembele, Pedri dhe Wague, kurse ne dyshim janë edhe Alba, Fati dhe Roberto.

Këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Mingueza, Pique, Araujo, Balde; de Jong, Busquets, Gavi; Depay, de Jong, Coutinho

Granada: (4-3-3): Maximiano; Arias, Duarte, Sanchez, Neva; Montero, Gonalons, Monchu; Soro, Suarez, Machis

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat