​Ylli i Serie-A: Jam ne gjendje ta rivalizojë Erling Haalandin

Futboll

​Ylli i Serie-A: Jam ne gjendje ta rivalizojë Erling Haalandin

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:44
Erling Haaland

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic thotë se mund të konkurrojë me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland.

Sulmuesi i “Violas” shënoi 21 gola në Serie A në sezonin 2020-21 dhe ka vazhduar edhe në këtë sezon ku ka shënuar katër gola deri më tani.

Vlahovic shënoi një gol në Kupën e Italisë dhe që atëherë ka shënuar tre herë në katër ndeshje të Serie A, përfshirë dy në fitoren ndaj Atalantas.

Kur 21-vjeçari u krahasua me yllin e BVB-së, i cili vazhdon të bëjë përshtypje në Bundesligën gjermane dhe në Ligën e Kampionëve, Vlahovic tha se mund t’i bëjë konkurrencë norvegjezit.

"Ai është më i shpejtë se unë," tha Vlahovic për “DAZN” . "Por për pjesën tjetër, ne konkurrojmë.”, shtoi ai.

Haaland ka filluar sezonin e ri në mënyrë të përkryer, duke shënuar shtatë herë në pesë ndeshje të Bundesligës, si dhe ke kontribuar me katër asistime në këtë proces.

Në Ligën e Kampionëve, norvegjezi shënoi një gol në fitoren 2-1 ndaj Besiktasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat