Portieri i Trepçës mbeti pa ndjenja në fushë

Futboll

Portieri i Trepçës mbeti pa ndjenja në fushë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:57
Portieri i Trepçës mbeti pa ndjenja në fushë

Portieri i Trepçës, Silas Opoku, gjatë ndeshjes së djeshme kundër Besës pësoi një lëndim të rëndë ku për disa momente mbeti pa ndjenja në fushë.

Menjëherë pas këtij lëndimi Opoku u dërgua në Spitalin e Pejës ndërsa trajneri i skuadrës së Trepçës, Emin Baliqi,tha se gjendja e tij është e mirë përkundër që ka dhimbje në qafë e kokë.

Momentalisht ka dhimbje, është mirë por ka dhimbje në qafë e në kokë”, është shprehur Baliqi.

Tutje, ai bën të ditur se Opoku është liruar nga Spitali i Pejës dhe gjendet në shtëpi. Kujtojmë se ndeshja e djeshme mes Besës dhe Trepçës përfundoi me rezultat 1-1.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat