Shqipëria pëson humbjen e dytë më të thellë në histori

Futboll

Shqipëria pëson humbjen e dytë më të thellë në histori

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:47
Shqipëria pëson humbjen e dytë më të thellë në histori

Kombëtarja e femrave është turpëruar duke u mundur thellë 7:0 nga Belgjika në sfidën për eliminatoret e Botërorit.

Ishte një ndeshje që pritej më shumë nga ana e femrave kuqezi duke parë dhe progresin e Vllaznisë në futboll, pasi një pjesë e mirë e Kombëtares luajnë te skuadra shkodrane.

Belget e nisën vrullshëm duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Kajman dhe De Kanji.

Pjesa e dytë ishte akoma më katastrofike ku skuadra e drejtuar nga Amir Grima pësoi dhe 5 gola të tjerë.

Kjo është humbja e dytë më e thellë e Kombëtares së femrave, pas asaj të pësuar në vitin 2019 ku femrat kuqezi pësonin disfatë 8-1 ndaj Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat