Arrestohet futbollisti bullgar, rezultoi pozitiv për kokainë

Futboll

Arrestohet futbollisti bullgar, rezultoi pozitiv për kokainë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:01
Arrestohet futbollisti bullgar, rezultoi pozitiv për kokainë

Policia në qytetin bullgar, Montana ka arrestuar një futbollist 31-vjeçar për shkak se i njëjti po voziste nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Mediet bullgare raportojnë se futbollisti në fjalë është Stefan Hristov.

Ai po ngiste një “Mercedes E270”, kur u ndalua nga policia dhe ai rezultoi pozitiv për kokainë.

Një kavanoz me kokainë u gjet gjatë një kontrolle në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte.

Ndaj tij, është ngritur kallëzim penal.

Hristov ka luajtur për skuadrat si Tsarsko Selo, Danube, Spartak Pleven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat