Shaqiri shënon golin e parë në Francë, kjo është nota 

Futboll

Shaqiri shënon golin e parë në Francë, kjo është nota 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:35
Shaqiri shënon golin e parë në Francë, kjo është nota 

Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u paraqit 88 minuta, dha maksimumin për fitoren e Lyonit, me rezultat 3:1 ndaj Troyes, në takimin e javës së shtatë të Kampionatit të Francës.

Futbollisti nga Kosova, shënoi supergol nga një pozitë e vështirë rreth 10-11 metra, në minutën e 48-të duke barazuar rezultatin.

Kjo ishte edhe pikë kthese për Lyonin. Faqja e specializuar “Soffascore”, Shaqën e vlerëson me notë shumë të mirë, 7.5.

Lojtar i ndeshjes është Palmieri Emerson (Lyon) me notën  7.8, ndërsa Lucas Paqueta (Lyon) vlerësohet me 7.5  etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat