Trajneri i Lyonit tregon se ku është i rrezikshëm Xherdan Shaqiri

Futboll

Trajneri i Lyonit tregon se ku është i rrezikshëm Xherdan Shaqiri

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:22
Trajneri i Lyonit tregon se ku është i rrezikshëm Xherdan Shaqiri

Olimpique Lyon ka fituar ndaj Troyesit me rezultatin 3:1.

Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën 7.9 për paraqitjen e tij në takimin e mbrëmshëm.

Ai luajti për 89 minuta ndaj Troyesit dhe kontribuoi me golin e barazimit, i cili ishte i pari për të me fanellën e Lyonit.

Trajneri i Lyon, Peter Bosz kishte fjalë të mrekullueshme për Xherdan Shaqirin.

“Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme në veçanti me këmbën e tij të majtë.

Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin tek bashkëlojtarët. Ai është vërtetë një lojtar shumë i mirë”, tha Bosz pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat