Abdulla beson në rezultat pozitiv edhe në Shtip

Futboll

Abdulla beson në rezultat pozitiv edhe në Shtip

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:50
Abdulla beson në rezultat pozitiv edhe në Shtip

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, po kalon formë të mirë në shtatë javët e para në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti Xhelil Abdulla, tha se gjërat po shkojnë sipas planit

Të dielën skuadra e Renovës është mysafire në Shtip, ku do të ndeshet me Bregallnicën.

 “Për ne, për Renovën ky sezon po shkon sipas planit. Atmosfera në ekip është  e mirë, kështu që besoj se në udhëtimin e së dielës ndaj Bregallnicë do të vazhdojmë me trendin pozitiv si në aspektin e lojërave ashtu edhe në rezultate”, tha Abdulla.

Katër skuadra janë me pikë të barabarta (14 pikë): Shkupi, Akademia Pandev, Renova dhe Rabotniçki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat