Ngjan në Skoci, godet shikuesit në tribuna me flakadanë

Futboll

Ngjan në Skoci, godet shikuesit në tribuna me flakadanë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:34
Ngjan në Skoci, godet shikuesit në tribuna me flakadanë

Një episod i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Dandi dhe St Xhonstonit për Kupën e Skocisë.

Protagonist u bë sulmuesi i Dandit, Lei Grifits i cili në një moment bëri rolin e tifozit. Pasi përfundoi pjesa e parë, në vijën fundore të fushës ndodhej një flakadan i hedhur nga tifozët miq, por 31 vjeçari  vrapoi drejt tij duke e shkelmuar sërish drejt tribunës.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozët të cilët shpërthyen në fyerje kundër sulmuesit kundërshtar.

Një gjest aspak i hijshëm nga ana e sulmuesit të kombëtares së Skocisë.

Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Grifits i cili kërkoi falje duke u justifikuar me faktin se po tentonte thjesht ta largonte nga fusha, edhe pse flakadani ishte pothuajse jashtë fushe.

Policia ka hapur një hetim mbi këtë çështje, ndërsa të shumtë ishin ata që kritikuan veprimin e sulmuesit 31-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat